Vendosni fjalën kyçe....

Po punonte tokën, 55-vjeçari në Lushnjë gjen eshtra njeriu


Foto ilustruese

Një 55-vjeçar ishte duke punuar tokën e tij në fshatin Ardenicë, kur në një moment has në një objekt. Shikon dhe vë re… ishin kocka si ato të eshtrave të njeriut.

Ai ka njoftuar Policinë dhe mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. Ato mendohet se i përkasin një periudhe të hershme.

“Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”– thuhet në njoftimin e policisë.