Vendosni fjalën kyçe....

Kishte kultivuar kanabis rreth banesës, arrestohet 57-vjeçari në Mallakastër


Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar në Mallakastër për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në banesën e Muharrem Brahimajt, u gjetën dhe u sekuestruan bimët e kultivuara si dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.”– thuhet në njoftimin e policisë.