Vendosni fjalën kyçe....

Meta: S’kam këshilla për opozitën sot, s’kam asnjë kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ri


Gjatë konferencës së sotme për mediet, presidenti Iir Meta u pyet nga gazetarët se çfrë këshille ka për t’i dhënë opozitës në lidhje menegociatat për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Por Meta kritikoi opozitën duke thënë se ka kryer gabime fatale, ndërsa theksoi se s’ka asnjë kuriozitet për procesin për të cilin u pyet.

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës sepse opozita ka ërë gabime fatale. Pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit siç ishte djegia e mandateve bojkoti i zgjedheve vendore dhe bojkoti i reformës në drejtësi.

Këto janë jo gabime, unë do i quaja krime të cilat nuk bëhen jo një herë në katër vjet po një herë në 100 vjet.  Këshu që s’kam asnjë sugjerim për opozitën sot dhe nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.”– tha Meta.