Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i gjerë i policisë në disa qytete, lëshohen 32 urdhërarreste


Një aksion i gjerë i policisë po zhvillohet në disa qytete të vendit.

Aksioni vjen me urdhër nga prokuroria speciale që ka firmosur 32 urdhërarreste.

Ai po zhvillohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë e Fier.

Në Elbasan pritet të arrestohen 19 persona mes të cilëve të dyshuar për krime të ndryshme e efektivë policie që dyshohet se bashkëpunonin me grupet kriminale.