Vendosni fjalën kyçe....

Pranga të riut në Tiranë, akuzohet se shantazhonte 19-vjeçaren nga Brazili


Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se shantazhonte një 19-vjeçare duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të disa videove.

Në pranga ka rënë i riu Eraldo Dervishi banues në Tiranë pas denoncimit të shtetases braziliane.

Ai dyshohet se ikishte marrë pasaportën shtetases së huaj dhe i kërkonte para për të mos publikur videot.

E reja nga Brazili ishte njohur me 29-vjeçarin në rrjetet sociale e më pas kishte ardhur në Shqiëri.

Njoftimi

“Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari. Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Extortion”.

Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”