Ditën e sotme kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e Dibrës, të cilët po i fton me radhë të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.
Pronari i një lokali i ankua për vështirësitë me të cilat përballet e në veçanti me mungesën e ujit.
Biseda:
Pronar lokali: Biznesi është përtokë. Të jesh mes malit e të nos kesh ujë, është katastrofë. Papunësia klatastrofë. Ishalla bëhet më mirë.
Basha: Ju jeni ngritur në protestë në Dibër. Ju ftoj më 16 mars në protestë në Tiranë për të ulur taksat dhe rritur mirërqenien. Në rradhë të parë të largojmë këtë pengesë. Të mos jetë Dibra çiflig as i kriminelëve as i hajdutëve, por t’i kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve.
Një tjetër banor, pronari i një thertore tha se shteti i kishte mbyllur biznesin padrejtësisht për qëllime të pazareve të krimit, pavarësisht investimeve që ai kishte bërë duke blerë pajisjet frigoriferike sipas standarteve.
Basha i tha qytetarit se momentalisht nuk ia zgjidhte dot këtë hall, por e ftoi të merrte pjesë në protestë në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhnin më.
Pronari i irrituar ngambyllja e biznesit, tha se ishte i gatshëm edhe të rrihej.
Biseda:
Basha: Unë sot këtë padrejtësi nuk e zgjidh dot se është fatkeqësi kriminale, por unë ty bashkë me familjen tënde të ftoj më 16 mars në protestë, ta shembim këtë qeveri të krimit dhe të hajdutërisë që t’i japim mundësinë njerëzve si ty të punojnë të lirë e me dinjitet.
Banori: Vetëm mos të na harrosh edhe ti e të na i mbajsh këto premtime, se edhe ai na tha atëhere do shkojmë në Europë
Basha: Unë një akt e kam bërë, mandatet i dogja, për të qenë në krahun tuaj e jo të krimit. Kështu që unë kam fol me akte jo vetëm me fjalë.
Banori: Gjëja më me mend që keni bërë. Jo ty të falenderojmë njëherë.
Basha: Të pres me 16 mars në Tiranë
Banori: O na ke, ata duan t’i rraf, jo për të ndenjur