Vendosni fjalën kyçe....

21 viktima dhe 284 raste të reja lidhur me Covid-19


Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 viktima dhe 284 raste të reja të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend arrin në 112.930, prej të cilëve 3.340 kanë humbur jetën.

Institucionet shëndetësore konfirmojnë se 449 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 98.133 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.457.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 567.441 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.258 teste të kryera gjatë ditës së fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *