Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet ashensori i spitalit ‘Nënë Tereza’, dëmtohen pacientja e punonjësi


Një paciente dhe shoqëruesi i saj që mban barrelën janë bllokuar në ashensorin e spitalit ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Sipas policisë, me ndërhyrjen e zjarrikësve ashensori është hapur ndërsa barrelisti K.D. e pacientja V.C. kanë pësuar dëmtime e janë shtruar në spital.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza”, në katin -1, barrelisti shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor. Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”