Vendosni fjalën kyçe....

Rama zihet në befasi nga pyetja e gazetarit për Ulsi Manjën (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama është zënë në befasi gjatë konferencës së sotme për mediet, kur iu bë një pyetje që nuk e priste nga gazetari Klevi Muka.

Gazetari i “A2 CNN” iu drejtua kryeministrit: “Morali është një aspekt i rëndësishëm i politikës dhe prandaj dua t’ju bëj këtë pyetje, po sa e moralshme është që ju të mund ti bëni ju këto kërkesa ndaj drejtësisë kur në krahun tuaj të majtë ndodhet z.Ulsi Manjën i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 ku në përgjimet e Bild del me zë të pastër se deklaron dhe i premton favore Robert Agës ish drejtorit të komisariatit të Dibrës asokohe, kujtoj shprehjet këtu të zotit Manja ‘na duhesh për punë më të mëdhaja or burrë’ dhe ‘na themi për më nalt o burrë’, dy premtime pasi ky i fundit ishte angazhuar në fushatë në 2016. Sot Manja është ngritur në detyrë, është ministri i drejtësisë, nuk është para asnjë institucioni drejtësie.”

Rama ngeli i shtangur dhe për t’iu shmangur përgjigjes vendosi të kapej me gazetarin duke e pyetur pse qeshte dhe i përmendi etikën profesionale. Por edhe këtu, gazetari nuk ia përtoi kryeministrit.

Si vazhdoi diskutimi:

Rama: Pse qesh kur e thua këtë apo ke paraysh se…

Gazetari ndërhyn nga vendi

Rama: Nuk ka nevojë se e dëgjova. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale por s’ka problem. Pse qesh kur reciton këtu këtë?!

Gazetari: Të lutem etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari ku kam studiuar edhe mund të vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime.