Vendosni fjalën kyçe....

OBSH heq remdesivirin nga lista e ilaçeve për trajtimin e Covidit


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar ilaçin remdesivir të kompanisë “Gilead” nga e ashtuquajtura lista e saj e parakualifikimit.

Siç shkruan “Reuters” kjo është një listë zyrtare e ilaçeve të përdorura si pikë referimi për prokurimin nga vendet në zhvillim. OBSH nxori udhëzime kundër përdorimit të tij për trajtimin e pacientëve të shtruar me COVID-19.

“Po ne e kemi pezulluar atë nga PQ (lista e parakualifikimit).”– tha përfaqësuesi i OBSH-së Tarik Jasarevic në një përgjigje me email për “Reuters”.

Ai vazhdon: “Pezullimi është një sinjal për vendet që OBSH, në përputhje me udhëzimet e trajtimit, nuk ua rekomandon që të blejnë ilaçin për COVID-in.”

Ai shtoi se OBSH nuk ishte në dijeni që ndonjë prokurues ndërkombëtar po e siguronte ilaçin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.