Vendosni fjalën kyçe....

Gjyqtari Guximtar Boçi nuk e kalon Vettingun


KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Guximtar Boçi. Më 28 prill, gjyqtari i Gjirokastrës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, teksa sot trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Gjyqtari Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra në vitin 2016 për shkak të publikimit të një emisioni investigativ, i cili e akuzonte për afera seksuale dhe korrupsion pasiv.

Skandali seksual u publikua në emisionin “Stop” në të njëjtën ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës.

Boçi i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se biseda e publikuar me qytetaren ishte e manipuluar.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Prej asaj kohe Boçi ka kërkuar rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.