Vendosni fjalën kyçe....

Gjuha shqipe do të jetë lëndë me zgjedhje në Harvard


Studentët e Universitetit të Harvardit do të kenë mundësi të studiojnë edhe gjuhën shqipe, e cila është futur si lëndë me zgjedhje në departamentin e Letërsisë Krahasuese.

Këtë e ka konfirmuar administratori i këtij departamenti, Faton Limani. Në një postim në Facebook, Limani tha se gjithë kjo është arritur nga ai në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.

Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.”- shkruan Limani.