Vendosni fjalën kyçe....

Duma dhe Çuçi debatojnë për vdekjen e Ilvi Metës, Ministri i Brendshëm: Bëni hetim parlamentar nëse nuk bindeni nga ai i prokurorisë


Në seancën e sotme në Kuvend mes deputetes demokrate Grida Duma dhe Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi është zhvilluar një debat lidhur me vdekjen misterioze në Komisariatin e Kavajës të Ilvi Metës.

Deputetja Grida Duma nxori dy fotot të qelisë ku duket edhe lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se Ilvi Meta u vetëvra. Duma tha se nuk ka nevojë për ekspertizë, por me sy të lirë mund ta kuptosh se kjo gjë zor se mund të ndodhë.

“I ftoj kolegët pa dëshirën për të bërë jetë parë dy foto. Janë dy foto në komisariat të Kavajës, ku pretendohet se është vetëvrarë jetën Ilvi Meta në komisariat. Një sy normal nuk ka nevojë për ekspertizë për të kuptuar se zor mund të ndodhë kjo.

Kam shkuar në atë natë të familja  e djalit, do të kishte parë një kob më të madh sesa vdekjen.  Aty kishte pllakosur heshtja, mpirja dhe mungesa e vërtetës ishin më të mëdha sesa morti, E theksoj këtë realitet për një gjë që është shumë e thellë, aty tek ajo familje përveç se ishte vuajtja e njerëzve të shkelur, për në çast bërë pyetje, për çfarë akuzohej,. Tha për një derë alumini, që quhen vjedhje krime ordinere, devijanca nga varfëria. Tha se e kanë dënuar disa herë për gjëra që si ka kryer, kjo është dëshmia e tij. Sa herë ndodhte një vjedhje e kapnin e rrihnin dhe ishin mësuar me faktin se ka gabuar dhe do jetë gjithmonë fajtori. Mendoni sesa janë ata që nuk mbrohen dhe nuk nxjerrin dot të drejtën e vet. Problemi më i madh është një njeri që dikur, për shkak kjo shoqëri nuk ka një sistem vlerash, një in riedukimi, mund të të çojë deri në vdekje të fshehura apo vetëvrasje të ndodhur nga depresioni, s epo i rrëshqit këmba të varfrit je i mbaruar”,- tha Duma.

Ministri Brendshëm Bledi Çuçi ju përgjigj Dumës duke thënë se nuk duhet të bëhet politikë dhe të abuzohet me viktimat.

Çuçi tha se hetimit të ngjarjes i kanë shkuar deri në fund. Më tej ai ftoi deputetët të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden nga hetimet e prokurorisë.

Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktimat dhe të bëjmë këtu prokurorin gjyqtarin apo policin,. Shpreh ngushëllimin tim për atë ngjarje fatkeqe. Është nga rastet më të pastëra sa u takon hetimit penal apo procedural. Jo vetëm kaq, por i kemi shkuar deri në fund sëbashku me agjencinë përkatëse. Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen as nga prokurori as nga hetuesit as nga mjekët ligjore, madje meqë përmende edhe Avokatin e Popullit, për rastësi kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe ju ftoj të lexoni raportin, ku thuhet se dhomat janë në përputhje me standardet ligjore. Ju bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi dhe të largohemi nga kjo retorikë politikë. Nuk është e lehtë por nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj të gjithë deputetët të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden pas hetimeve të gjykatës. Më vjen keq që akuzoni rëndë struktura ta policisë së Kavajës sikur ata janë vrasës”-deklaroi Çuçi.