Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Vokshi: Hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent


Një ditë pas rizgjedhjes së Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë për mediet në selinë blu.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.

 “E kemi thirrur këtë konferencë të Komisionit i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale. Në fakt ishte një konferencë që ne e kishim planifikuar që dje pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, por për shkak se menjëherë pas kësaj u mbajt mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit Kombëtar të PD vendosëm ta shtyjmë për sot.

Ndjesë për orën e hershme por gjykuam se ishte një konferencë me informacione të një rëndësie të posaçme. Dje u përmbyll edhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së ku z.Edi Paloka shpall me mbi 65% të votave kryetar i rizgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD-së. Të gjithë tashmë janë të informuar. Të gjithë tashmë janë të informuar. Publiku e ka të qartë që për herë të parë kryhet një proces kaq transparent dhe demokratik ku thelbi i gjithë procesit është vota.

Unë dua t’i kaloj fjalën z.Eno Bozdo i cili do të shpjegojë disa nga risitë e rregullores së miratuar. Është një rrregullore për të cilën u informua dhe Komisioni i Rithemelimit.”– tha Vokshi.