Vendosni fjalën kyçe....

“A ju frikëson opozita e bashkuar dhe protestat”, Rama i shmanget pyetjes me një fjali


Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për median gjermane DW. Gjatë intervistës gazetarja e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se “A ndihet i frikësuar se tashmë opozita është e bashkuar dhe mund të rrëzohet nga pushteti?”.

“Një pyetje për politikën e brendshme. Opozita është bashkuar dhe ka paralajmëruar protesta për t’ju rrëzuar nga pushteti. A ju frikësojnë këto kërcënime?”, është pyetur Rama.  Kryeministri i vendi është përgjigjur: “Unë nuk flas për politikën e brendshme asnjëherë kur jam jashtë vendit”.

Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje dhe i është shmangur pyetjes. Më 16 shkurt opozita ka parlajmëruar se do të zhvillohet një protestë dhe kjo nuk do të jetë e vetmja.

Intervista e plotë për DW


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *