Vendosni fjalën kyçe....

Posedonin lëndë narkotike në makinë, arrestohet tre të rinjtë nga Kosova në Morinë


Tre persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës pasi tentuan të kalojnë një sasi lënde narkotike.

Shtetasit Sh.D, A.A dhe V.A ishin duke udhëtuar me makinën “Audi” kur gjatë kontrollit ju gjet lënda narkotike.

Shtetasi e ndaluar SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, janë banues në Mitrovicë, Kosovë.

Policia Kufitare godet një rast në tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Sh.D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia