Vendosni fjalën kyçe....

Italia sekuestron jahtin luksoz të dyshuar në pronësi të Putin


I njohur për dy platformat për helikopterë, një pishinë dhe një kinema, por jahti luksoz 140 metra i gjatë që mbanë emrin “Sheherazade” nuk do të lundrojë më.

Pallati lundrues u konfiskua nga autoritetet italiane, nën sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Aktivistët kundër korrupsionit kanë pohuar se anija, e cila vlerësohet në 650 milionë euro, i përket vetë presidentit rus Vladimir Putin, duke përmendur si dëshmi një listë të ekuipazhit që përmban emrat e njerëzve që punojnë për organizatën që kujdeset për sigurinë e presidentit, raporton BBC.

Por, ministria Financave në Itali tha vetëm se kishte gjetur “lidhje të rëndësishme ekonomike dhe biznesi” midis pronarit të anijes dhe “njerëzve të shquar në qeverinë ruse”.

Autoritetet ndërhynë të premten pasi u njoftuan se jahti po bëhej gati të nisej nga porti toskan i Carrara.

Ai ishte ankoruar për disa muaj për punë mirëmbajtjeje në një kantier detar në Marina di Carrara, brenda qytetit bregdetar perëndimor të Massa.