Vendosni fjalën kyçe....

Pas Tiranës, Berisha zgjedh Fierin në “foltoren” e radhës me demokratët


Pas nisjes në Tiranë, të  ‘Foltores’, Sali Berisha të martën do të mbajë takimin e radhës në Fier. Lajmi konfirmohet nga zyra e tij e shtypit, e cila njofton se takimi do të jetë të martën, 21 shtator në orën 18:00.

Në takimin e parë ai akuzoi si Bashën ashtu dhe ndaj Ramën.

Berisha kërkon që pas ‘foltores’ në të gjithë vendin ta konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Ish-kryeministrin Berisha ka mbetur deputet i pavarur pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD nga vetë kryetari Basha, por ai kërkon që për vendimin mos shprehet vetëm ai, por të gjithë anëtarët në PD.