Vendosni fjalën kyçe....

I penduari i drejtësisë italiane: Një ministër shqiptar mbronte trafikantët në transportin e drogës


Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e një shtetasi italian i arrestuar për trafik armësh, dhe droge duke zbuluar lidhjet e mafies shqiptare me atë italiane.

Ai rrëfen se si një ministër shqiptar ofronte mbështetje për trafikun e drogës.

Sipërmarrësi i Vibo Marina, tashmë një bashkëpunëtor i drejtësisë, tha se ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).  Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës. Navarra– siç raporton i penduari –kishte kontakte me subjektet shqiptare.

Duke folur për drogën dhe lëndët narkotike, Guastalegname citon disa herë dhe dallon në albumin fotografik që i shfaqet Valerio Navarran, i konsideruar nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti, një vendas nga Vibonese, por që u shpërngul në Toskanë.

Navarra – siç rrëfen i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare”. “Ky i fundit kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”-thotë ai.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një Eduard ose Robert në një udhëtim në Firence-Bolonjë.

Më propozoi që të shisja mallin e tyre direkt, pa ndërmjetës, në Ppiemonte dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e lëndës narkotike duke u mbështetur në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ (shprehja e tij) në sajë të së cilës ata mund të trafikonin sasi të mëdha pa frikën e kontrolleve”-vijon ai.

Për hetuesit do të ishte Robert Lazaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1972. Të njëjtin Guastalegname e njeh nga fotografitë.

Konfirmoj se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërm i ministrit të qeverisë shqiptare. të cilët siguruan mbulim në këto tregti” nënvizon ai.