Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet pas mbledhjes në Vlorë: Takim i detyruar, i shqetësuar me bashkitë që kanë detyrime ekstra për turizmin


Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me Asamblenë socialiste të Vlorës.

Rama tha se ishte një mbledhje e detyruar ndërsa shprehu se është i shqetësuar jo vetëm për Vlorës por për të gjitha bashkitë që kanë detyrime ekstra për industrinë e turizmit.

Formalisht jam deputet i Durrësit edhe për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë me praninë si deputet. Por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, madje për të bërë edhe më shumë. Me Vlorën nuk me lidh e nuk më ndan mandati i deputetit. Së dyti është e rëndësishme që ne vazhdojmë intensivisht punën këtu në Vlorë. Sa i përket administrimit të vogël unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit“- tha Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *