Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Panik mes banorëve të Hatait nga tërmeti i sotëm në Turqi


Turqia u godit sot sërish nga dy tërmete të fuqishme, në zonën e Hatait, 6.4 dhe 5.8 ballë të cilët ngjallën edhe njëherë tek banorët frikën dhe dhimbjen e tërmetit shkatërrimtar të javës që shkoi, që ka shkaktuar mbi 49 mijë viktima.

Sipas raportimeve nga Al Arabia, në tërmetin e sotëm, në Siri ka disa të plagosur të cilët janë dërguar drejt spitaleve në Aleppo.

Videoja e mëposhtme tregon frikën e disa banorëve në Hatait të Turqisë, të cilët tentojnë të dalin me të shpejtë sapo ndjejnë lëkundjet e tërmetit të sotëm.