Vendosni fjalën kyçe....

Digjet një makinë në aksin Elbasan-Tiranë, krijon probleme në qarkullim


Një makinë është djegur afër tunelit Tiranë-Elbasan duke ka shkaktuar bllokim të trafikut afër tunelit të Krrabës.

Qarkullimi në rrugë është bllokuar për disa momente afër tunelit Tiranë-Elbasan.

Makina ka marrë zjarr gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Nuk ka të lënduar si pasoje e flakëve.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe lëvizjen e mjetit nga rruga.

Me datë 04.05.2022, në tunelin Tiranë-Elbasan, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin G. Q. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.