Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në aksin Prrenjas-Librazhd, plagosen tre persona


Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Librazhd-Përrenjas në vendin e quajtur kthesa e Qukësit.

Nga aksidenti, raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit, ndërsa e plagosura e tretë që është një vajzë është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.