Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli shkon në finale të Ligës së Kampionëve, mund Vilareal me përmbysje


Vilareal ka vënë në vështirësi Liverpulin në sfidën e luajtur në Spanjë.

“Të kuqtë” reaguan duke fituar me përmbysje ndaj “nëndetëses së verdhë” duke fituar 2-3.

Pjesa e parë përfundoi në avantazh të vendasve me golat e Dia (3’) dhe Coquelin (41’).

Liverpuli reagoi në pjesën e dytë me golat e Fabinho (62’), Diaz (67’) dhe Mane (74’).

Liverpuli kaloi në finale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 2-5.

Të kuqtë do mësojnë ditën e nesërme kundërshtarin e radhës mes Man.City dhe Real Madrid që do diskutojnë në Madrid fituesin me anglezët që fituan sfidën e parë me rezultat 3-2.