Vendosni fjalën kyçe....

Krijoi platformën Akademi.al, Forbes e rendit Dean Çelajn ndër 30 njerëzit më të suksesshëm në Evropë


Dean Çelaj është i riu nga Shqipwria i cili është renditur në listën e Forbes mes 30 njerëzve më të suksesshëm dhe me influencë ndërkombëtare nën 30 vjeç gjatë 2022-it.

Çelaj është themelues i platformës Akademi.al në vitin 2019 në një përpjekje për të përmirësuar sistemin arsimor në Shqipëri e cila gjatë 2020 rezultoi efektive gjatë pandemisë dhe mbylljes së shkollave.

Çelaj publikon në  platformën  e Akademi.al video, leksione të cila nxënësit dhe studentët mund ti ndjekin falas.

Çelaj nënshkroi kontrata me qeverinë shqiptare, kosovare dhe të Maqedonisë së Veriut që Akademi.al të bëhet platforma zyrtare e mësimit në distance në periudhën kur pandemia e Covid goditi botën për herë të parë në 2020-ën, shkruan Forbes.

Aktualisht Akademi.al ka 545,000 përdorues dhe 23,000 video edukative në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Dean Çelaj është duke ndjekur masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Forbes është një revistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Forbes është e njohur për prezantimin e listave të pasanikeve më të mëdhenj të botës.