Vendosni fjalën kyçe....

Dy deputetë të rinj i bashkohen Kuvendit, njëri kishte aplikuar për azil në Gjermani


I dënuar në Gjermani për përgjim të paligjshëm të një zyrtari, sot deputet në Kuvend. Dy ligjvënës të rinj moren mandatin (EMRAT)

Betohen dy deputetë të rinj gjatë seancës së sotme plenare në Parlament. Bëhet fjalë për ish- zëvendësministren e Jashtme, Artemis Dralo Malo, e cila zëvendëson ish-deputetin e PS-së, Flamur Golemi, i cili hoqi dorë nga mandati për të garuar për zgjedhjet lokale në Gjirokastër.

Deputeti tjetër i ri është Elvis Meço, i pari deputet që përfaqëson komunitetin Egjiptian. Ai ka qenë në listën e Qarkut të Vlorës të zgjedhjeve të shkuara i fundit në listë, pra me numër 13.

Meço është përfaqësues i partisë për Europianizim dhe Integrim, që në zgjedhjet e shkuara ishte aleate e PD-së dhe garoi nën siglën e PD-së. Në formularin e tij të dekriminalizimit, Meço thotë se është dënuar në Gjermani me 30 ditë burg.

Vepra e tij penale konsiston në regjistrimin në mënyrë të paligjshme të një zyrtari gjerman. Vepra penale është konvertuar në gjobë, të cilën e ka paguar. Meço po ashtu tregon se në 2017 ka aplikuar për azil në Gjermani si shumë shqiptarë të tjerë, ku ka qëndruar për 6 muaj. Por ai u detyrua të kthehej pasi kërkesa e tij për azil u refuzua nga Gjermania.

Me dy deputetët e rinj, numri i vendeve të zëna në Parlament shkon në 122. Mbeten edhe 18 vende bosh.

Deputetët e rinj:

Ylli Shehu

Aurora Mara

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Ediola Braha

Edlira Hyseni

Elda Hoti

Ralf Gjoni

Nimet Musaj

Enada Kociraj

Amra Borova

Eugen Bojaxhi LSI Berat

Klajdi Qama LSI Berat

Lefter Maliqi

Alban Zeneli

Ligoraq Karamelo

Majlinda Halilaj

Arben Elezi

Adriatik Alimadhi

Korab Lita

Halit Jakimi

Arlind Çarçani

Andi Përmeti PD Korçë

Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër

Erjon Piciri PD Tiranë

Artur Rroshi nga PD Tiranë

Nikolin Staka nga PD Shkodër

Zef Shtjefni nga PD Shkodër

Kujtim Gjuzi PD Durrës

Koçi Tahiri PD Korçë

Krenar Rryçi PD Durrës

Kostaq Papa PD Tiranë

Suzana Topi LSI Elbasan

Besnik Troplini Pd Tr

Selami Jenishehri Pd Tr

Vasil Sterjovski Lsi Korcë

Halit Valteri PD Tiranë

Edmond Stojku LSi

Elvis Meco PD Vlorë

Deputetët zëvendësues të PS-së:

Ardiana Jaku, PS Lezhë

Eljo Hysko,  PS Tiranë

Florenc Spaho,  PS Elbasan

Ardit Konomi, PS Korçë

Artemis Dralo, PS Gjirokastër

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *