Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen pesë persona në Tiranë


Pesë persona janë arrestuar në Tiranë së fundmi.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si shitje lëndësh narkotike, dhunë në familje e drejtim mjeti pa patentë.

Njoftimi

“Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural.”