Vendosni fjalën kyçe....

Syri.net: Zbulohet marrëveshja Basha-Rama: Ndryshon sistemi zgjedhor, prim +10 deputetë


Zbulohet një draftmarrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për Reformën Zgjedhore. 

Në Çim Peka Live, në Syri Tv,u zbuluan detaje nga kjo marrëveshje. 

Pika kryesore që bie në sy është ndryshimi i sistemit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal, në proporcional kombëtar.

Gjithashtu një tjetër pikë është ajo e sistemit të primit me +10 deputetë. Forca politike që del e para në zgjedhje, merr edhe 10 deputetë më shumë. 

Sipas këtij drafti, pragu i hyrjes në Kuvend për forcën politike është 3% dhe për koalicionin, 5%.

Sa i takon listës së kandidatëve, kjo draftmarrëveshje parashikon që listat të jenë të hapura dhe kandidati që merr një votë më shumë hyn në Parlament.

Kjo marrëveshje parashikon edhe shkrirjen e qarqeve, ndërsa për numrin e bashkive ka tre propozime, për 100 bashkie, 50 bashki dhe të mbeten 61 bashki.