Vendosni fjalën kyçe....

E bija e denoncoi për dhunë, policia i gjen në shtëpi një çifte pa leje e kanabis, kapet 36-vjeçari në Kukës


Një 36-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u denoncuar nga e bija adoleshente për dhunë.

Gjatë kontrollit në banesë policia ka sekuestruar një armë zjarri gjahu, municion si dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në gota plastike.

Ai u ndalua në fshatin Lojmë pasi ishte denoncuar në disa raste nga e bija 14-vjeçare për dhunë fizike e psikologjike.