Vendosni fjalën kyçe....

“10 vende të BE-së po e blejnë në në heshtje gazin rus me rubla” – Zyrtari hungarez


Ndërsa liderë të shumtë evropianë kanë deklaruar publikisht se nuk do të blejnë gazin rus në rubla, siç ka kërkuar presidenti rus Vladimir Putin, 10 vende të BE-së po ecin teknikisht me planin e Putinit, tha zyrtari hungarez Gergely Gulyas për radion publike të dielën. Sipas Gulyas, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk po e pranojnë këtë për t’u parë si ‘një evropian i mirë’.

Gulyas tha se Hungaria ka hapur një llogari në euro me Gazprombank të Rusisë, e cila më pas i konverton pagesat në rubla përpara se t’i transferojë ato te furnitorët në Rusi.

Ky sistem i lejon blerësit evropianë të përmbushin kërkesën e Putinit, të bërë në fund të marsit, që vendet ‘jomiqësore’ të kalojnë në monedhën kombëtare të Rusisë për të blerë gazin e saj natyror.

“Janë nëntë vende të tjera që përdorin të njëjtën skemë pagese, por për shkak se sot ideja për të qenë një evropian i mirë do të thotë gjithashtu se liderët e atyre vendeve nuk janë të ndershëm kur flasin as në arenën ndërkombëtare dhe as me njerëzit e tyre, nëntë vendet e tjera nuk do të thotë se po bëjnë të njëjtën gjë.” – tha Gulyas, i cili shërben si shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim në mendjen e askujt se vendet që importojnë lëndë të parë nga Rusia përdorin saktësisht të njëjtën metodë për të paguar gazin rus.” – shtoi ai.

Është e paqartë se cilat shteteve të BE-së u referohej Guylas. Gjiganti rus energjetik Gazprom ka mbyllur tashmë furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë pasi të dyja refuzuan të paguajnë në rubla, por një raport i Bloomberg javën e kaluar deklaroi, siç bëri Gulyas, se 10 nga vendet anëtare të bllokut kanë krijuar tashmë llogari me Gazprombank dhe katër në fakt kanë paguar për gazin rus duke përdorur këtë mekanizëm.

Hungaria varet nga Rusia për të gjitha importet e saj të gazit, dhe për këtë arsye ka kundërshtuar sanksionet e BE-së për këtë mall kritik. Gulyas përsëriti këtë angazhim për energjinë ruse dhe kundërshtimin ndaj regjimit të sanksioneve të Brukselit të dielën.

“Ne nuk duhet të miratojmë sanksione me të cilat ne kryesisht penalizojmë veten në vend të atyre që duam të sanksionojmë.” – tha ai, duke iu referuar rritjes së kostove të energjisë në të gjithë Evropën.