Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Dokumentet që provojnë skandalet me banesat sociale nga Bashkia e Tiranës



Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar mesditën e sotme disa dokumente të cilët sipas tij provojnë skandalin e denoncuar disa herë prej tij me Banesat Sociale nga Bashkia e Tiranës.

Vasili e quan bashkinë një institucion arrogant, shpërdorues të ligjit dhe interesit publik. Ai shprehet se kjo bashki po betonon çdo qelizë urbane të Tiranës dhe nuk heziton të bëjë pazar edhe me “dramën e banesave sociale”.

Ai e ka fjalën për vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar edhe likuidimin me para nga ndërtuesit për bashkinë, në vend të dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit për familjet në nevojë, që e kanë detyrim me ligj.

POSTIMI I VASILIT:

Ja Dokumentet, qe provojne skandalin me Banesat Sociale nga Bashkia se Tiranes!

Çeshtja e Banesave Sociale qe eshte nje problem nga me kritiket per mijra familje te Tiranes eshte thjesht nje mundesi abuzimi per Bashkine e Tiranes.

Nje institucion arrogant, shperdorues i ligjit dhe interesit publik kjo Bashki, qe po betonon çdo qelize urbane te Tiranes dhe po vret kryeqytetin barbarisht nuk heziton te beje pazar edhe me dramen e banesave sociale.

Dokumentet flasin vete:

Si deputet i jam drejtuar me kerkese zyrtare per informacion kryetarit te bashkise Veliaj per zbatimin e ligjit te strehimit social Nr.22/2018. Konkretisht per perftimin nga Bashkia te 3% te siperfaqes per lejet e ndertimit me mbi 2000 m2 siperfaqe banimi.

Informacioni shkeli ne menyre flagrante cdo afat duke ardhur me shume vonese, rreth 2 muaj me vone sikur Bashkia te ishte ne anen tjeter te botes, pjese pjese dhe nga disa drejtore bashkiake.

Detyrimi ligjor bazuar ne Ligjin per Informimin dhe Statusin e Deputetit kerkon qarte qe: 1.pergjigja te kthehet nga kryetari i bashkise, 2.jete plote dhe per cdo ceshtje te pyetur dhe 3.brenda afatit ligjor

JA DOKUMENTET QE PROVOJNE ABUZIMIN:

[] Konfirmohet zyrtarisht nga vete Bashkia, qe siperfaqja qe ishte dhene leje per ndertim mbi 2000m2 eshte plot 1 milion e 945 mije m2.

[] Sipas informacionit me siper Bashkise i takojne te marre ne detyrim te ligjit Nr.22/2018 plot 58 mije e 275 m2 siperfaqe ndertimi per banesa sociale.

[] Konfirmohet zyrtarisht se siperfaqja qe do te perfitohet nga bashkia do te jete 32 mije 417 m2.

[] Mungojne pra plot 25 mije e 958 m2 siperfaqe e ndertuar per banesa per qytetaret ne nevoje.

[] Ku u “zhduken” keto 25958m2, qe jane barazi me 324 apartamente nga 80 m2 siperfaqe.

[] Me propozimin e Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.

[] Ky vendim shkel ne menyre flagrante ligjin i cili nuk e lejon aspak kete, por perkundrazi detyron dorezimin nga ndertuesit vetem te siperfaqes se ndertuar te banimit.

[] Ligji pengonte ne kete menyre cdo allishverish me çmimet e ndertimeve duke mbeshtetur zgjidhjen konkrete me banese per qytetaret ne nevoje

[] Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin.

Faktet jane teper te renda dhe tregojne se si eshte shkelur ligji dhe se si hallet dramatike te

qytetareve jane kthyer ne pazar.

Drejtesia e ka teper te thjeshte te vendose.

Te shohim ne krahun e kujt do te vendoset SPAK, te ligjit dhe te qytetareve apo ne krahun e shkelsve te ligjit dhe te korruptuarve.

Te presim dhe te shohim…. denoncimi me fakte e prova ndodhet tashme ne SPAK.

P.S Me poshte jane DOKUMENTET.