Vendosni fjalën kyçe....

Urbani i Unazës përfundoi në Lanë pas aksidentit, shkon në 6 numri i të plagosurve


Ka shkuar në gjashtë numri i të lënduarve nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme ku një urban i Unazës dhe një mjet tjetër përfunduan në Lanë pas përplasjes.

Fillimisht u raportua për dy të lënduar po bilanci është rënduar duke shkuar në gjashtë persona të plagosur.

Mjeti që u përplasme urbanin përfundoi poshtë tij në ujin e Lanës ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk pati viktima.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës ndërsa asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).”