Vendosni fjalën kyçe....

Humbja e votave për PE, Di Maio kërkon votëbesimin e simpatizantëve të partisë


Kreu i Lëvizjes 5-Yje, Luigi Di Maio, do kërkojë votëbesim nga mbështetësit e partisë pas humbjes në zgjedhjet evropiane, raporton Reuters.

Votimi do të mbahet në internet të enjten në një platformë të dedikuar për partinë, tha Di Maio, i cili është zëvendëskryeministër në një qeveri koalicioni me Ligën e Veriut.

“Sot kam të drejtë të di atë ç’ka mendoni për veprimet e mia. Dua të dëgjoj zërin e qytetarëve që më kanë zgjedhur si udhëheqës politik pak vite më parë “- tha Di Maio.

Liga e Salvinit fitoi 34.3 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, duke dyfishuar rezultatin e ndërsa 5-Yjet, mori vetëm 17.1 për qind duke kaluar në vendin e tretë.