Vendosni fjalën kyçe....

U dënua me 17 vite burg, biznesmeni Francesco Becchetti apelon vendimin, shorti hidhet nesër


Biznesmeni italian Francesco Becchetti, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e tij me 17 vite burg nën akuzën për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë sot informacion për dosjen e biznesmenit italian (kliko këtu për njoftimin e plotë), ku bëhet me dije se shorti për gjykimin e kësaj dosje do të hidhet nesër, më datë 29 prill.

Vendimi është ankimuar edhe nga nëna e tij Liliana Condomitti, e cila është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Francesco Becchetti u dënua nga shkalla e parë pas akuzave se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash me vlerë rreth 38 milion euro. 

Kujtojmë se kohë më parë, Beçhetti fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, për prishjen e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.