Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mbështetës në Durrës


Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur mbështetësit e tij në ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Basha që kur dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së zhvillon takime në qytete të Shqipërisë me mbështetës të tijë.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur drejtuesit e degëve të PD-së në rrethe dhe më 30 maj ka parashikuar të zhvillojë Kuvendin e radhës për të marrë hapa të mëtejshme për të zgjedhur drejtuesin që do drejtojë partinë më të madhe opozita.

Ndërkohë çështja e drejtimit me statutin e regjistruar në Gjykatë me ndryshimet e Kuvendit të Berishës të zhvilluar në 11 dhjetor të vitit të kaluar ka fituar një betejë në shkallën e parë ndërsa është ankimuar më vonë nga Enkelejd Alibeaj që ka marrë drejtimin e përkohshëm të PD-së pas dorëheqjes së Bashës.

Palët janë ende të ndara për të zhvilluar një proces dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët mbi drejtimin e Partisë Demokratike.