Vendosni fjalën kyçe....

Rama: KESH do nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës


Kryeministri Edi Rama thotë se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

Ndërsa publikon disa foto, Rama thotë se ky është i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon. Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike.”- shkruan Rama.