Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen disa persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Selenicës, në afërsi të kthesës së Armenit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur disa persona, një prej të cilëve ka përfunduar në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.