Vendosni fjalën kyçe....

Rama mesazh tregtarëve të shumicës: Mos abuzoni se do keni pasoja të rënda


Kryeministri Rama ka paralajmëruar tregtarët në vend që të mos abuzojnë me çmimet këtë periudhë.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë thekson se nëse tregtarët e shumicës do abuzojnë në këtë drejtim atëherë do kenë pasoja të rënda.

‘U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO BIEN MBI TA DO TË JENË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E ABUZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU S’KA HARAM QË DO IU BËHET HALLALL!’ – shkruan Rama.