Komisioni për Rithemelimin do zhvillojë sot zgjedhjet për krerët e degëve të PD-së në Bulqizë e Himarë.
Në Bulqizë janë dy kandidatë, përkatësisht mjeku Fatos Hoxha e avokati Shaqir Manjani. Votimi do zhvillohet te Kinemaja e qytetit.
Ndërsa në Himarë kandidojnë Afrovita Dhimojani, Alketa Simo e Marin Suli. Demokratët do shkojnë ta hedhin votën në zyrën e PD-së në Himarë për të zgjedhur kreun e tyre.
Prej disa javësh, Komisioni për Rithemelimin ka zhvilluar zgjedhje në degët e PD-së në mbarë vendin.