Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Fleta e votimit me emra do kishte më pak vota të pavlefshme


Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi u prononcua lidhur me numrin e lartë të fletëve të votimit që dolën të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi tha se vetë preferonte fletën me emra dhe për këtë ndoshta do kishte një numër më të vogël të fletëve të votimit.

Me fletën varet si është organizuar informacioni dhe është herët për të bërë këtë vlerësim, por KQZ-ja arriti të bënte një fushatë informimi dhe edukimi si asnjëherë tjetër, por kemi një numër të madh të fletëve të pavlefshme. Se të them që mungoi informacioni nuk e them dot, se KQZ-ja ka zhvilluar një fushatë të gjerë informimi dhe edukimi.

Unë nuk dua të bëj profetin, por në vlerësimin tim nëse fleta do të ishte me emra, ndoshta mund të ishte ndryshe, por vendimmarrja e KAS dhe Kolegji konsideruan se me numër ishte më e thjeshtë. Është çështje subjektive, por fakt është që kemi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme”- tha ai.

Më tej, Celibashi tha se në KZAZ-në ku i votua elektronikisht mundësia për fletë të pavlefshme është zero.

Numri i madh tregon që kanë votuar dy subjekte që nuk duhet t’i votonin, janë votuar kandidatët e një subjekti. Në votimin elektronik mundësia për pavlefshmëri është zero, por në KZAZ 40 ne zgjodhëm edhe opsionin e zgjedhjes së asnjë kandidati dhe kjo e bën të pavlefshme. Të gjitha këto janë se ata nuk kanë dashur të zgjedhin asnjë subjekt në këtë KZAZ”.

I pyetur në lidhje me pasuesin e Monika Kryemadhit nëse vendoset për të në Qarkun e Fierit, ai tha se kjo vendimmarrje i takon komisionerit dhe theksoi se do ta bëjë publike sapo të merret një vendim i tillë:

Kjo është çështje e vendimmarrjes së komisionerit. Nuk dua ta bëj sqarimin para se të marr vendimin. Në çdo rast kodi është i interpretueshëm. Nga nesër do të fillojmë me miratimin e tabelave për çdo qark për partitë e kandidatët”-deklaroi Celibashi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *