Në Komisionin e Ligjeve, është miratuar me 13 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ligji për “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Për miratimin e ligjeve votoi edhe deputeti i opozitës, Fatmir Mediu.
Deputeti Gazment Bardhi tha se e vetmja karrierë për të bërë karrierë në FA është firma për të tjetërsuar pronat, ndërsa tha se do të votojë kundër.
“Ne do ta votojmë kundër këtë ligj, sepse nuk garanton që ata të cilën kanë bërë karrierë me ndershmëri. E vetmi kriter për karrierë në Forcat e Armatosura, ka qenë vetëm firmosja e ndonjë pronë për oligarkët. E kemi parë ça ka ndodhur, gradat dhe pozicionet i kanë marr ata që kanë firmosur prona i keni bere gjeneralë e ndonjë prej tyre e keni çuar edhe në presidencë. Pra, ky ligj vetëm për këtë bëhet,” tha Bardhi.
Ndërkohë deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, iu përgjigj Bardhit që është për të ardhur keq vendimi për të mos votuar një ligj të tillë.
“Për të ardhur keq vendimi për të mos votuar një ligj të tillë. Jemi në një situatë ku shumë vende po ndryshojnë kuadrin ligjor. Për çështjet e sigurisë kombëtare ky komision do të duhet të ishte bashkë. Mos paragjykojmë çdo gjë që vjen nga mazhoranca. Pse duhet ta politizoni. Ky është një ligj i rëndësishme për sigurinë kombëtare”, tha Qefalia.
Nga ana tjetër deputeti Fatmir Mediu shprehu dakordësinë e tha se e ndihmon ushtrinë në këtë fazë që ndodhemi.
“Jam dakord se është një ligj teknik. Dhe e ndihmon Ushtrinë në situatën ku ndodhemi. Rritja e moshës nuk i plak Forcat e Armatosura. Unë kam vetëm një kërkesë në drejtim të Ministrisë dhe Forcave të Armatosura: Sa më pak subjektivitet të ketë në promovim jashtë radhe. Lë hapësira për abuzim. Unë nuk shikoj asgjë politike në këtë projektligj, e votoj se shikoj në mbështetje të Forcave të Armatosura”, tha Mediu.