Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet burri në SHBA, akuzohet se kërcënoi botuesin për ndryshimet në fjalor: I jeni nënshtruar axhendës marksiste e asaj trans


Një burrë nga Kalifornia është akuzuar se ka  kërcënuar se do kryente dhunë ndaj ‘Merriam-Webster’ me bazë në Massachusetts, botuese e fjalorit autoritar.

Burri la ato që zyrtarët i përshkruan si mesazhe ‘të mbushura me urrejtje’ dhe ‘të neveritshme’ nën shënimet e fjalorit për ‘grua’, ‘femër’ dhe ‘vajzë’, të cilat kohët e fundit janë ndryshuar për të përfshirë ‘identitetin gjinor’.

Jeremy David Hanson, 34 vjeç, u arrestua në Kaliforni të martën dhe u akuzua për akuzat e kërcënimeve për të kryer dhunë, tha Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin e Massachusetts në një deklaratë të lëshuar të premten.

Sipas ankesës kundër tij, Hanson dërgoi mesazhe të ndryshme kërcënuese tetorin e kaluar përmes formularit ‘na kontaktoni’ të fjalorit dhe në seksionet e komenteve poshtë disa hyrjeve të diskutueshme.

“Është absolutisht e pështirë që Merriam-Webster tani thotë gënjeshtra flagrante dhe nxit propagandë kundër shkencës. Nuk ka një gjë të tillë si ‘identiteti gjinor’.” – gjoja shkroi ai nën hyrjen e Merriam-Webster për ‘Female’ (femër), e cila që nga viti 2020 përshkruan jo vetëm ‘seksin që zakonisht ka aftësinë për të lindur fëmijë ose për të prodhuar vezë’, por gjithashtu ‘të kesh një identitet gjinor që është e kundërta e mashkullit’.

Në një mesazh drejtuar administratorëve të faqes, Hanson dyshohet se bëri thirrje që zyrat e Merriam Webster të ‘goditeshin dhe bombardoheshin’, duke akuzuar fjalorin se i është nënshtruar ‘agjendës kulturore marksiste, anti-shkencës tranny’ dhe se ka marrë pjesë në ‘përpjekjet e së Majtës për të korruptuar dhe degraduar gjuhën angleze dhe mohuar të vërtetën’.

“Kërcënimet dhe frikësimet e mbushura me urrejtje nuk kanë vend në shoqërinë tonë.” – tha prokurorja amerikane Rachael Rollins.

“Ne besojmë se Hanson dërgoi një mori mesazhesh anonime kërcënuese dhe të neveritshme në lidhje me komunitetin LGBTQ që kishin për qëllim të ngjallnin frikë dhe përçarje.”

Në faqen e Merriam-Webster, termat ‘femër’ dhe ‘vajzë’ janë ndryshuar të dyja për të përfshirë identitetin gjinor, ose ‘ndjenjën e brendshme’ të një personi për të qenë një gjini tjetër.