Vendosni fjalën kyçe....

Steven Gerrard vlerëson sulmuesin e kombëtares shqiptare: Bëmë mirë që e blemë


Sulmuesi shqiptar i Rangers-it në Skoci, Eros Grezda, është rikthyer në formacionin e drejtuar nga ish-lojtari i kombëtares angleze të futbollit, Steven Gerrard.

Ai u kthye në lojë pas një dëmtimi që e kishte lënë jashtë fushës për shumë kohë. 23-vjeçari bëri një paraqitje të mirë ndërsa ka premtuar se do rikthehet edhe më i fortë tani që dëmtimi ka kaluar.

“A jam i mërzitur ngaqë kam qëndruar në stol për shumë kohë? Jo, sepse jam përqendruar tek stërvitja. Isha duke pritur për mundësinë time dhe tani mendoj se jam gati të kthehem.” – tha Grezda.  
Trajneri Gerrard është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Grezdës dhe beson se sulmuesi shqiptar do përmirësohet edhe më shumë në vijim.

“Mendoj se do përmirësohet edhe më shumë në vijim. Jam i kënaqur që Grezda u afrua në merkaton e verës në ekip. Është një blerje shumë e mirë.” – tha tekniku.

Aktualisht Rangers mban vendin e tretë në renditje, 5 pikë larg kreut duke qenë një nga ekipet që luftojnë për titullin kampion, për të cilin duhet të përballen me rivalët e Celtic-ut dhe ndoshta edhe më Hearts.