Vendosni fjalën kyçe....

Rusia shpall “non grata” 29 amerikanë, mes tyre edhe Mark Zuckerberg


Si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-ve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe familjarëve të tyre, Moska ka sanksionuar 29 shtetas amerikanë.

Mes tyre edhe themeluesin e “Facebook”-ut Mark Zuckerberg si dhe zv.presidenten Kamala Harris. Ata janë të ndaluar të hyjnë në Rusi për një kohë të pacaktuar.

Ministria e Jashtme ruse tha të enjten se “ekzekutivët, biznesmenët, ekspertët dhe gazetarët që formojnë axhendën rusofobike, si dhe bashkëshortët e një numri zyrtarësh të rangut të lartë” po ndalohen në përgjigje të sanksioneve anti-ruse që kanë prekur familjet e zyrtarëve, shkencëtarëve, figurat kulturore dhe të biznesit.

Përveç Zuckerbergut, Moska ka futur në listën e zezë edhe CEO-n e “LinkedIn” Ryan Roslansky, si dhe presidentët dhe CEO-t e gjigantëve të industrisë ushtarake, politikanë dhe familjarë të tyre.