Vendosni fjalën kyçe....

Sot zgjedhjet për kreun e ri të PD-së në Dibër, dy kandidatë në garë


Këtë të premte po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të degës së PD-së në Dibër. Sipas një njoftimi të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, qendra e Votimit është në Pallatin e Kulturës në Peshkopi.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Dy janë kandidatët për Kryetar:

  1. Hamza Lleshi
  2. Ilir Krosi

I pari është ish-kryetar i komunës së Kastriotit dhe i dyti është ish-kryetar i bashkisë së Peshkopisë. Komisioni i rithemelimit ka publikuar edhe disa pamje nga procesi i votimit.