Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Për inceneratorin e Fierit të arrestohet edhe Subashi. Rama koka e aferës, e ndjekin Agaçi, Gjiknuri Ahmetaj e Veliaj


Kryetarja e LSI-së ka thënë sot se afera e inceneratorëve është provë për SPAK-un dhe se për inceneratorin e Fierit, përveç Alqi Bllakos, në burg duhet të shkojë edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Kryemadhi e bëri deklaratën në në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24 ku shtoi se Subashi është një nga përgjegjësit për atë që ka ndodhur me inceneratorin e Fierit.

“Pse them që SPAK-u është në provë? A po themi luftë kundër korrupsionit? Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet selektive. Lufta kundër korrupsionit bëhet ballore. Sepse po e bërë selektive e rrit korrupsionin më shumë. Sepse vdes atë qelizë që po pretendon se mund të ngrihet. Mua më ka dhënë një fije shprese SPAK-u. Po nëse SPAK-u nxjerr një njoftim për inceneratorin e Fierit ku thotë se në lidhje me shpronësimin e pronës për inceneratorin e Fierit ka shpërdorim detyre, arrestohet Alqi Bllako, personi që ka paguar paratë është Armando Subashi, i cili ka një vendim. Armando Subashi nuk është budalla, Armando Subashi ka qenë gjyqtar. Armando Subashi nuk duhet të paguante sepse e ka konstatuar që ajo është tokë arë.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se koka e inceneratorëve është kryeministri Rama dhe e gjithë piramida që e ndjek duke nisur me Sekretarin Agaçi, ish-ministrin Gjiknuri, ministrin Ahmetaj e kryebashkiakun Veliaj.

“Nëse çështja e inceneratorëve mendohet që është Alqi Bllako dhe Lefter Koka çështja e inceneratorëve ka rënë. Koka e inceneratorëve është Edi Rama dhe të gjithë të tjerët. Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj kryesori që ka marrë llokmën më të madhe dhe angazhim financiar trevjeçar. Prandaj SPAK-u është në provë, as të mos intimidohet. Por që të intidimidohet nga Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Edi Rama është e kotë sepse bie e gjithë reforma në drejtësi.” – tha ajo.