Vendosni fjalën kyçe....

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Rusia ka kthyer 76 robër lufte


Rusia ka kthyer 76 ukrainas në një shkëmbim të robërve të luftës. Lajmi është konfirmuar nga zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Sipas BBC-së, Vereshchuk thotë se Rusia ka kthyer 60 ushtarë, duke përfshirë 10 oficerë ukrainas dhe 16 civilë.

Ajo thotë se kjo është hera e pestë që dy vendet kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës.