Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja e mbyll fushatën ashtu siç e nisi, me makina në shesh dhe grumbullim masiv


Partia Demokratike ka zgjedhur ditën e sotme për mbylljen e fushatës dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit që do zgjedhin parlamentin e ri.

Blutë kanë zgjedhur që ta mbyllin fushatën në Tiranë me formatin e njëjtë siç e nisën atë një muaj më parë.

Me makina që pushtuan sheshin Nënë Tereza dhe qytetarë me flamuj blu të grumbulluar masivisht në këtë shesh të kryeqytetit.

Hapëse e kësaj mbyllje fushate ishte himni i kënduar nga Kastriot Tusha. Një metodë e cila është në protestat e një pasnjëshme të vitit 2019 të organizuara nga opozita e bashkuar.

Fjalimin e parë e nisi vetë Lulzim Basha i cili bëri thirrje për votim masiv për forcën që drejton.

Pas 8 vitesh të një rruge tjetër në çdo fshat dhe qytet, shtëpi, sipërmarrje dhe fermë kam arë në sytë e nëna tona dëshpërim, jo më dëshpërim por gëzim për ditën e madhe që po afron, ditën e fitores së demokracisë.

Boll vëllezër dhe motra se ndryshimi është tashmë çështje orësh. Është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja.

Shoh në këtë shesh nënat tona, e kanë ngritur kokën sepse ka shpresë, ka besim dhe të dielën vjen ndryshimi për to“-tha ndër të tjera Basha./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *