Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me rreth 9 kg kanabis në makinë, arrestohen dy shtetasit shqiptarë në afërsi të Kosturit


Rreth 9 kg marijuanë ka kapur policia në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni nga policia greke në zonën e Kosturit ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako që përmbanin 8 kg 140 gram marijuanë.

Në mjet janë arrestuar dy shtetas shqiptarë 49 vjeç dhe 34 vjeç. Ky i fundit sipas policisë kishte kaluar ilegalisht kufirin dhe po ndihmohej për të transportuar më tej lëndën narkotike nga drejtuesi i mjetit. Gjatë kontrollit personal, pasagjerit i janë gjetur dhe sekuestruar 31 kokrra që përfshihen tek ligji për narkotikët.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e drejtuesit të mjetit në Selanik, janë gjetur dhe sekuestruar 637 gram marijuanë dhe 1 peshore elektronike. Dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 celularë e 4 karta SIM si dhe automjeti në të cilin u kapën.