Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit në PD vijon zgjedhjet në degë, sot votohet në Pogradec për kryetarin e ri


Anëtarët e Partisë Demokratike në Pogradec do iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të votuar Kryetarin e ri të degës, në procesin që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë janë dy kandidatë.

I pari është Genti Çela një 34 vjeçar, i cili vjen nga radhët e Forumit Rinor të PD në këtë qytet. Prej 2 vitesh mbante pozicionin e Sekretarit Organizativ në PD e Pogradecit.

Kandidatura e dytë është Kasem Galla edhe ky një emër jo pak i njohur në Pogradec i cili rikandidon për këtë post pasi e ka mbajtur atë në vitet 2016-2019.

Zgjedhjet do të mbahen pranë Pallatit të Kulturës nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Ky proces nuk është mbështetur nga krahu tjetër në PD i cili mbështet Lulzim Bashëm, të cilët e quajnë si të njëanshëm.